Kryepeshkopi Anastas Janullatos, shqiptari më ri në botë, jep mesazhin nga ceremonia e Krishtlindjeve

Aktualitet

Në pritjen zyrtare që organizon Kisha Ortodokse e Shqipërisë dhe meqë është edhe dita që kishte marrë nënshtetësinë shqiptare, fortlumturia e tij Anastas Janullatos, si shqiptari më i ri në botë, dhe një mesazh për të pranishmit në ceremoninë e pritjes.

“Kemi gëzimin e madh që në mesin tonë kemi shkëlqesinë e tij Presidentin e Republikës, z.Ilir Meta, i cili na dha lajmin e gëzueshëm me vendimin që të më jepej nënshtetësia shqiptare. Në fakt unë jam një nga shqiptarët më të rinj në moshë por ndoshta dhe më plaku dhe di që në vendin tonë ndodhin gjëra mjaft interesante në kësi rastesh. Janë shumë gjëra, për shembull siç është vera që sa më shumë kalon koha, ka më shumë vlerë. Do të doja të falënderoja në emër të të gjithë ortodoksëve të Shqipërisë, të cilët pyesnin sa herë, se kur do të ndodhte ky akt dhe unë u thosha që gjërat e pjekura duan pak kohë, mos u mërzisni”, është shprehur fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një përshëndetje bëri edhe Presidenti Ilir Meta, i cili në emër të gjithë shqiptarëve ka përgëzuar Kryepeshkopin Janullatos për misionin e tij gjatë këtyre viteve në Shqipëri.

“Pasi mesazhi u lexua shumë mirë jam shumë i lumtur. Ju përgëzoj në emër të të gjithë popullit shqiptarë. Ju keni qene dhe jeni një dhuratë e zotit për t’i shërbyer jo vetëm Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe për të këmbyer paqe, dashuri dhe harmoni midis qytetarëve tanë. Me këtë rast dua t’ju uroj Krishtlindjet të gjithëve, se këto janë Krishtlindje të veçanta që ne s’do ti harrojmë asnjëherë dhe sa herë do të kemi Krishtlindje do ta kujtojmë ngjarjen dhe do të lutemi për shëndet. Këtë urim do ta bëj si nga anët prej nga vij unë, nga Skrapari, “Jetë të gjatë fortlumturisë së tij, qytetarit më të ri të Republikës së Shqipërisë”, është shprehur Presidenti Ilir Meta.

ME TE LEXUARAT