Makina përplas për vdekje këmbësorin në Durrës, largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 të të enjtes ne segmentin rrugor Shkozet- Plepa, në Mbikalimin e Shkozetit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është një 50-vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Dyshohet se viktima po kalonte rrugën kur është përplasur për vdekje nga një mjet që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja./lajmifundit.al/

Informacioni paraprak

Durrës.

Më datë 11.01.2018, rreth orës 23:30, në segmentin rrugor Shkozet- Plepa, në Mbikalimin e Shkozetit një automjet ka aksidentuar një shtetas këmbësor, i cili ka ndërruar jetë, i paidentifikuar.

Shtetasi i aksidentuar është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç dhe rreth 1.70 cm i gjatë.

Flokët i ka të prera shkurt dhe të thinjura.

Ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona ngjyrë të zezë dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban ngjyrë të bardhë.

Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit.

Po punohet për identifikimin e viktimës, gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të ngjarjes së mësipërme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe” Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar në nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT