“Kthehu me mua ose do të të vras”, ish i dashuri ja kthen jetën në ferr vajzës nga Tirana

Aktualitet

Një  i ri është shpallur në kërkim nga policia, pas denoncimit të bërë nga ish e dashura e tij.

Këtë të diel, është paraqitur në polici 20-vjeçarja O.K., me banim në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo denoncoi para uniformave blu 27-vjeçarin E.B., nga Fushë Kruja, se në periudha të të ndryshme kohore, ka shqetësuar dhe kërcënuar me anë të telefonit.

E reja është shprehur në kallëzimin e saj se është është fyer dhe kërcënuar, duke u ndjerë e rrezikuar për jetën, për shkak se 27-vjeçari nuk pranonte ndarjen mes tyre.

Ai e kërcënonte se nuk kishte për të pasur jetë pa të, duke i kërkuar ribashkim dhe përballë refuzimit të vajzës, ishte bërë gjithnjë e më i ashpër.

Kjo bëri që ndaj tij materialet t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që u bë shpallja e tij në kërkim.

Po ashtu rezulton se E.B., ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

ME TE LEXUARAT