Në kërkim për vrasjen e të fortit të Tiranës, avokati: Ja ku ndodhet Domart Konjari

Aktualitet

Shtetasi ne kerkim Domart Konjari, i dyshuari kryesor për vrasjen e Devi (Defrim) Kasmit nuk ndodhet në Shqipëri. Keshtu pretendon avokati që mbron interesat e tij në gjyqin ku Konjari akuzohet per trafik ndërkombetar të lëndëve narkotike dhe krijim organizate kriminale.

Para gjykatës të Krimeve të Rënda pas shtyrjes së seancës së radhës, avokati mohoi që Konjari të jetë brenda territotit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktivitetin kriminal 43-vjeçari e ka zhvilluar në Francë ku dyshohet se ka qënë drejtuesi i rrjeti që sillte drogëra të forta nga Amerika Latine në qytetin e Marsejës. Gjyqi ndaj Konjarit zhvillohet në mungesë pasi 43-vjeçari është në arrati prej dy vitesh.

Shtetasi Domart Konjari, i cili dyshohet për këtë krim u arrestua në Nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze. Pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”. Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Për lirimin e tij nga drejtësia shqiptare reagoi edhe ambasada franceze në Tiranë. Gjykata vendosi që për seancë e radhës të thërrasë 28 deshmitarë ndër ta edhe franceze, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Konjarit në Francë.

ME TE LEXUARAT