Vrau dy këmbësorët në Roskovec dhe u largua, i riu shofer problematik për policinë

Aktualitet

21-vjecari që përplasi me makinën e tij tre këmbësorë në fshatin Arapaj të Roskovecit rezulton problematik për policinë rrugore, pasi është ndëshkuar disa herë për mos respektimin dhe shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga verifikimi në sistemin e-gjoba, rezulton se Amarildo Çalamani është drejtues mjeti problematik, pasi është ndëshkuar me 10 masa administrative dhe konkretisht:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

3 masa për parakalime te gabuara brenda vitit 2018, 2 masa për përdorim celulari, 1 mase administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim te leje drejtimit në 2017 dhe një masë për mungese kontrolli teknik.

Nga aksidenti vdiqën Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, kushërinj me njëri-tjetrin. Gjithashtu është plagosur edhe një këmbësor i tretë i identifikuar si Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut.

Dyshohet se makina tip “Volkswagen” e drejtuar nga Amarildo Çalamani ka qenë me shpejtësi dhe pasi ka hipur në trotuarin e këmbësorëve ka perfunduar në një kanal. Drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia.

ME TE LEXUARAT