Nishani sulmon Ramën: Mik me të ‘fortët’

Politikë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas gjuhës së përdorur ditën e sotme në sallën e Parlamentit.

Sipas Nishanit, Rama është mik e shok me të ‘fortët’ dhe është profili tipik i dhunës, hurit dhe litarit.

Postimi i plotë:

Gjuha dhe fjalori i një Kryeministri në Parlament: ‘shuplakë qeverisë’, .......’grusht opozitës’ ....... etj etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është identikiti i Kryeministrit të Shqipërisë.

Profili dhe psikika e dhunës, e hurit dhe litarit.

Në fakt një ‘shok’ e ‘mik’ i të ‘fortëve’, i të dhunëshmëve, përdhunuesve, grabitësve, xhahilëve nuk mund të ketë dhe posedojë gjuhë tjetër, fjalor tjetër, formim tjetër, kulturë tjetër.

Ai mund të mendojë, flasë e shfaqet vetëm si ata.

Studentët nuk kanë hedhur as grushta, as shpulla e as shkelma.

Thjesht kanë një lëvizje ‘shah mat’ ndaj modelit të gënjeshtrës, fasadës së kalbur, propagandës mjerane, talljes me dinjitetin, shkeljes së integritetit, prodhuar prej identikitit të xhahilit.

ME TE LEXUARAT