Avioni më i madh në botë kryen fluturimin e parë në 5200 metra lartësi

Teknologji

Aeroplani më i madh në botë ka kryer me sukses fluturimin e tij të parë nga Kalifornia në drejtim të shkretëtirës Moja.

Mega aeroplani i quajtur Roc, është cilësuar i tille për shkak se krahët e tij janë të gjata sa një fushë futbolli, ndërsa në trupin e dyfishtë mban 6 motorë të mëdhenj.

Aeroplani e kreu fluturimin e tij të parë për më shumë se dy orë, ndërsa shpejtësia maksimale arrinte 304 km në orë me një lartësi prej rreth 5200 metrash. Drejtuesit e kompanisë e cilësuan fluturimin si fantastik. Ndërsa piloti u tha gazetarëve se përvoja ishte “unike” dhe se “për pjesën më të madhe, aeroplani fluturoi siç ishte parashikuar”.

Aeroplani më i madh në botë është projektuar për të dërguar raketa dhe automjete të tjera hapësinore. Stratolaunch u krijua në vitin 2011 nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, i cili vdiq në tetor të vitit të kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne të gjithë e dimë se Pauli do të ishte krenar nëse do të ishte dëshmitar i kësaj arritjeje historike sot”, tha motra e miliarderit, Jody Allen. Kompania tashmë synon që në vitet e ardhshme të konkurrojë në hapësirën ajrore mes kompanive te mëdha si Spacex e Elon Musk dhe United Launch Alliance, një partneritet midis Boeing dhe Lockheed Martin./vizionplus

ME TE LEXUARAT