Mini Clubman i 2020-ës bën shumë mini ndryshime

Teknologji

Makinës së vjetër i është përditësuar pamja dhe teknologjia e përdorur.

Modeli Clubman, është një prej më të vjetërve nga Mini, megjithatë kjo makinë me pesë dyer.


Kjo makinë britanike është rifreskuar, duke e bërë atë të dallojë prej modelit aktual që është lançuar më 2015.

Çfarë ka mbetur i njëjtë është stili, të katër dyert anësore dhe dera e pasme me dy kapakë. Në këtë Mini është zgjeruar platforma dhe rritur rezervuari, që zë prej 360 deri në 1,250 litra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Risitë për Mini Clubman 2020 sjell ndryshime estetike në shkallë të vogël nga para dhe pas automjetit. Grila e re dominon në pjesën e përparme.

Nuk është më e madhe se më parë, por duke hequr qafe formën e zezë me gjashtë shirita horizontalë të veshur opsionalisht në krom, hapja duket më e madhe.

Fenerët e rinj kanë reflektorë më të mëdhenj dhe një mburojë të zezë, dritat e mjegullës në parakolpin e poshtëm ndriçojnë si DRLs.

Seti i parë i fenerëve opsional LED është rregulluar në një dizajn të ri dhe përdorin LED për rreze të larta dhe të ulëta. Në këto, një unazë LED ndizet për të vepruar si DRL primar dhe sinjalin e kthesës.

Një tipar i mbushur plot me LED përfshin fenerët përshtatës që mund të kthejnë dhe të rregullojnë shkëlqimin e tyre dhe automatikisht./autoblog

ME TE LEXUARAT