Admir Murataj u qëllua në syrin e djathtë, autopsia e Rinasit ngre pikëpyetje mbi autorët

Aktualitet

Autopsia e mjekesise ligjore i ka dhene pergjigje disa dilemave lidhur me vdekjen e Admir Muratajt, emrit kryesor te grabitjes se mbi 6 milione eurove ne Rinas. Nderkohe emrat e mundshëm të bashkëpunëtorëve në super-grabitjen në Rinas i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Tre bankat e nivelit të dytë në vend i janë përgjigjur kërkesës së Prokurorisë në lidhje me shumën e parave që transportonin më 9 prill nga aeroporti i Rinasit, por edhe personave të brendshëm që dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët e grabitjes.

Shuma e raportuar nga bankat arrin në 6 milionë euro, duke shuar kështu zhurmën se vlera e parave të grabitura në Rinas arrinte në 10 milionë euro. Prokurorët janë ndarë në dy grupe hetimi, që lidhen me faktin penal dhe atë administrativ të ngjarjes.

Një tjetër provë dorëzuar prokurorëve është edhe akt-ekspertimi mjeko ligjor i të ndjerit Admir Murataj. Dilemat e ngritura pas ngjarjes se kush qëlloi mbi njeriun që organizoi grabitjen e 6 milionë eurove, vijojnë edhe pas raportit mjeko–ligjor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I cilësuar si organizatori i grabitjes, Murataj mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, i cili e bëri të pa identifikueshëm imazhin e tij, citon a2 cnn.

U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kufomës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes.a2 cnn

ME TE LEXUARAT