Sot sfidat e fundit, Bayern apo Dortmund kampion?

Sport

Pak pak, në orën 15:30 do të luhen sfidat e fundit në kampionatin gjerman. Ato që spikasin, janë dy ndeshjet decizive në fund të të cilave do të shpallet kampioni i Gjermanisë. Bayern kryeson tabelën, me 2 pikë diferencë nga Dortmund. Sot bavarezët do të luajnë në shtëpinë e tyre kundër Frankfurt, ku i mjafton vetëm 1 pikë për të ngritur trofeun.

Për Dortmundin është paksa e vështirë, pasi duhet të mposhti Borusia Monchengladbach në fushën e kësaj të fundit, e cila kërkon fitore për të kapur një vend në Champions League, ndërkohë duhet të shpresojë që nga ana tjetër Bayern Munchen të mposhtet nga Frankfurt.

Dortmund do t’i përqendrojë të gjitha forcat në fazën sulmuese, me Pulisic, Reus, Sancho dhe Gotze ndërsa Bayern Munchen do t’i besojë Coman, Muller, Gnabry dhe Lewandowski.

Emocione na presin deri në përfundimin e këtyre dy sfidave vendimtare.

ME TE LEXUARAT