Flasin prindërit e Dorina Stafës: Shteti asnjë masë, do vazhdojmë përpjekjet për drejtësi

Aktualitet

Janë mbushur 7 vjet nga tragjedia e rëndë që ndodhi në Himarë. Një grup studentësh të universitetit të Elbasanit po udhëtonin për në Himarë, por në afërsi të saj ndodhi aksidenti tragjik. Autobuzi doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë duke përfunduar në greminë. Si pasoje gjetën vdekjen 12 studentë dhe shoferi i autobuzit.

Prindërit e viktimave ju drejtuan organeve të drejtësisë dhe kryeprokurorit të Republikes Adriatik Llalla, por çuditërisht asnjë masë nuk u mor, madje ai u soll sikur nuk kishte ndodhur gjë.

Po të njëjtin qëndrim mbajtën dhe gjithë organet shtetërore, duke luajtur me zinë e me dhimbjen e këtyre familjeve të cilat humbën të afërmit e tyre. Drejtesia shqiptare i vuri kapak kësaj tragjedie duke ja faturuar te gjithë fajin shoferit të ndjerë.

Familjaret e viktimave thonë se kompania e transportit me të cilën udhëtonin studentet që humbën jeten ka në përdorim autobuzë të vjetër, siç ishte dhe ai me të cilin humbën jetën të afërmit e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prindërit e viktimave vijojnë luftën për të gjetur drejtësinë e munguar dhe shprehen se janë të vendosur t’i vazhdojnë përpjekjet derisa drejtesia të vihet në vend .

Hasan Stafa, babi i Dorina Stafës një prej vajzave që humbën jetën:

“Shkaktarët vazhdojnë biznesin. Ne do vazhdojmë ta zgjidhim. Do i drejtohem zv. kryertarit të KPK, zotit Balla që drejtësia të shkojë në vend. Vajza nuk mund të kthehet më në jetë.”

E ëma e Dorina Stafës:

“Ka 7 vjet që më la vajza e shteti nuk mori asnjë masë. Nuk ka drejtësi tek ne.”

ME TE LEXUARAT