Foshnja e nxjerrë mizorisht nga barku i nënës, hap sytë

Bota

Brenda një spitali në Çikago, një fëmijë lufton për jetën e tij. Foshnja është në kujdes intensiv dhe është njoftuar se ndodhej në gjendje të rëndë, pasi ai ishte nxjerrë dhunshëm nga barku i nënës së tij e cila u vra në mënyrë agresive, shkruan CNN. 

Në foto, marrë të dielën duket fëmija që po mbahet nga babai i tij Yovany Lopez. Foshnja është e lidhur me tuba të ndryshëm dhe duket se është në gjumë në krahët e babait të tij. Rreth orës kur fotografia u mor, fëmija hapi sytë.

"Ne vetëm po luteshim dhe luteshim dhe ai hapi sytë dhe babai i tij tha: O Perëndia im, ai hapi sytë”!

Nëna e tij u vra muajin e kaluar pasi u josh në shtëpinë e një gruaje në Çikago e cila i premtoi ti jepte rroba të lira për foshnja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia thotë se Ochoa-Lopez ishte mbytur dhe foshnja e saj ishte nxjerrë dhunshëm nga barku.

Trupi i saj u gjet në kanalin e plehrave në oborrin e shtëpisë. Policia arrestoi dhe akuzoi tre vetë për vrasjen e kobshme.

Garcia thotë se vendi është bashkuar në mbështetje të familjes.

"Ndjehesha sikur isha duke shikuar një film të frikshëm kur dëgjova për këtë. Ishte vërtet keq", tha Garcia, i cili është anëtar i kishës Metodiste të Bashkuar Lincoln në Çikago.

ME TE LEXUARAT