Eno Popi flet hapur për sikletet e të qenit baba

Showbiz

Në intervistën e parë pasi u bë baba, Eno Popi u tregua aq i sinqertë, sa na bëri të besojmë se ndoshta nuk ua qajmë hallin sa duhet baballarëve pasi bëhen prindër.

Që nga pengu që i ka mbetur për faktin se nuk ishte aty kur e bija lindi, tek ndjesitë e ankthit për shkak se jeta e tij kishte ndryshuar krejtësisht, Eno Popi shtron për “Who” një pyetje që duhet ta bëjmë më shpesh: a ka depresion pas lindjes edhe për burrat?

Nuk ka arsye të mos ketë. Por ka qenë dashuria për të bijën, ajo që e ka mbajtur Eno Popin me këmbë në tokë.

“Për mua, që nga ai çast jeta është bërë më e komplikuar, por me plot dashuri. Nuk mohoj dot që edhe emocionalisht kam përjetuar ulje-ngritje të forta, deri ekzistenciale. A jam një baba që po bëj gjithçka mirë?”, shprehet moderatori, “Ka ditë që nga pagjumësia, bota duket sikur më kthehet kundër por gjithçka zhbëhet nga e qeshura, përqafimi, belbëzimet apo hapat e parë. Kisha dëgjuar vazhdimisht nga ata që e kanë përjetuar prindërimin më përpara, se fëmija të ul egoizmin në tokë, dhe në fakt kështu ndodh.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje, Eno Popi vijon më tej, duke përshkruar një periudhë aspak të lehtë kur u gjend përpara një jete krejt të re, një jete që deri atëherë nuk e kishte provuar kurrë.

“Përshtatjen fillestare e kam patur jo pa trauma të vogla. Nuk e di a ka një depresion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak. Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re.’

Dhe, sa i takon këshillës që do t’i jepte të bijës…

“Ndoshta do t’i them që të mos bëjë gabimet e mia.”

Ama, fakti që hoqi dorë nga gjithçka i dukej e qenësishme më parë vetëm për hir të së bijës, Eno Popit iu shpërblye. Liv ka nisur të thotë fjalët e para dhe e para ka qenë Baba!

“Fjalën e parë ajo e ka thënë BABA dhe pastaj luan me BA BA BE BA BEBI.”

Livi, është fryti i një dashurie të gjatë, tashmë 9-vjeçare me Atenën. Durimi, duket të jetë cilësia më e vyer e partneres së Eno Popit.

“Ndonjëherë them, sa forcë dhe durim ka që merret me mua. Jam me fat që Atenën e kam në krah. Ndonëse profesionet tona lidhen shumë pak, dëshira për të përmirësuar njëri-tjetrin në atë që bëjmë është gjithmonë aty.”

ME TE LEXUARAT