Vasili: Edi Ramës s’ka kush t'i shkruajë…

Politikë

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas letrës së tretë që keru i qeverisë i ka dërguar kreut të opozitës.

“Asnjë nuk i përgjigjet, asnjë nuk harxhon asnjë sekondë kohë me të, asnjë nuk i hedh vështrimin, e konsiderojnë "të vdekurin, që ecën"!!, shkruan Vasili në një shënim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Edi Rames s'ka kush ti shkruajë!!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Rama i shkruan përditë nga nje letër vetes.

Gjynah vërtet, që shkruan kaq pak.

Një letër në ditë s"është asgjë.

Se paku tre letra në ditë duhet të shkruajë, se përgjithësisht kështu merren edhe ilaçet në mengjez në drekë dhe në darkë.

Por tharja e rrenjëve të mendimit ka bërë që edhe korteksi i trurit ti thahet, ndaj për nje tru të tharë e të atrofizuar edhe një letër në ditë nuk është pak bile është shumë…

Ndonjë trutharë me keq se ai vetë i ka thenë me shumë dashuri "shkruaji nga një letër përdite shefo".

Dhe Edi e bën, se ju kam thënë kaq herë që ai bën çfarë i thonë se vetë nuk mendon.

Dhe ata vazhdojnë ta tallin….e tallin keq….e tallin rëndë.

Asnjë nuk i përgjigjet, asnjë nuk harxhon asnjë sekondë kohë me të, asnjë nuk i hedh vështrimin, e konsiderojnë "të vdekurin, që ecën"!!

Dhe në fund mbetet vetëm që….Edi Ramës s'ka kush ti shkruajë!!

ME TE LEXUARAT