Rachel Barcellonas do bëjë histori si e para Miss në botë me autizëm

Soft

Duke u rritur me autizëm, Rachel Barcellonas iu tha se në jetë do të kufizohej nga shumë gjera.

"Unë mendova se kurrë nuk do të diplomohem në asnjë shkollë edhe mendova se nuk do të kisha asnjë shok", tha ajo për CNN.

Priteshin shumë të këqia për mua vetëm sepse linda me autizëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më vonë këtë muaj, Barcellona, 22 vjeçe, do bëjë histori si modelja e parë e cila do të marrë pjesë në një event bukurie, në Miss Florida.

‘Unë dua të përdor zërin tim për të frymëzuar shpresën për të tjerët’, tha Barcellona në prill, pasi u zgjodh për të folur në Kombet e Bashkuara në Ditën Botërore të Autizmit.

‘Ndërgjegjësimi është në rregull, por ne kemi nevojë për pranim”, tregon ajo.

Ajo është një këngëtare, një avokate për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe së fundmi edhe një mise në një event bukurie.

‘Unë dua që njerëzit të dinë se autizmi nuk mund të më lejë mbrapa’, i tha ajo CNN. "Është në të vërtetë një mundësi e madhe për mua që të realizoj ëndrrat e mia’.

Në faqen e internetit të Fondacionit Dyspraxia USA, Barcellona shkruan se ajo ka sindromën e Aspergerit, pëlqen të këndojë opera dhe shpreson një ditë të hapë një shkollë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ajo gjithashtu përshkroi betejat e saj me epilepsinë, çrregullimet neurologjike dyspraxia, dhe çrregullimet e të mësuarit dyscalculia.

ME TE LEXUARAT