Vinicius zgjedh mes Messit dhe Ronaldos?

Sport

Vinicius ka zgjedhur Benzeman para Messit dhe Ronaldon.

Talenti 18-vjeçar i Real Madridit, Vinicius Junior, ka nisur tashmë pushimet dhe ndodhet në vendlindje, në Brazil.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Fox Sport Brazil”, Vinicius është pyetur se më kë do të dëshironte të luante, me Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon – ai ka zgjedhur Karim Benzeman.

“Është e vështirë, sepse s’kam luajtur kurrë me asnjërin. Do të zgjedh Benzeman. Ai gjithmonë më ndihmon në fushë”, u shpreh Vinicius.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në sezonin debutues, Vinicius ka bërë 31 paraqitje me Reali, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 12 asiste në të gjitha garat.

ME TE LEXUARAT