Një pije e preferuar i kushtoi adoleshentes 100 ‘flluska çaji’ në stomak

Bota

E reja e identifikuar me pseudonim Xiao Shen, pinte shumë nga pija e saj e preferuar në shtëpinë e saj në Kinën lindore.

Adoleshentja kishte më shumë se 100 topa të vegjël "flluska çaji" të bllokuara në barkun e saj pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme të pijes së saj të preferuar.

14-vjeçarja u dërgua në spital pasi prej kohësh kishte probleme me stomakun dhe madje edhe me kapsllëkun.

Skanimi që iu bë trupit të saj, zorrës dhe stomakut, nxorri në dukje se vajza nuk kishte mundur të treste në organizëm kokrrat që gjendeshin në çdo gotë të kësaj pije dhe në këtë mënyrë ajo kishte krijuar një mori ‘flluskash çaji’ të pa tretura në organizëm. Përpos të tjera vajza kishte filluar të kishte edhe një bark të fryrë, dukshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo pije e njohur gjerësisht në Azinë Lindore, zakonisht përmban çaj, qumësht dhe dhjetra topa të vogla, të njohura si "perla" ose "boba".

Ato nxirren nga rrënjët e thata të bimës vendase, Cassava në Amerikën e Jugut dhe zakonisht kanë një shije të butë dhe sipas prodhuesve të tyre nuk do të duhej të përbënin dëm për organizmin.

ME TE LEXUARAT