Casillas ka një reagim të rëndësishëm për karrierën e tij

Sport

Pavarësisht se pësoi sulm në zemër, ish-portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas insiston se nuk është gati të mbyllë karrierën e tij si futbollist profesionist.

Legjenda e përfaqësueses së Spanjës pësoi sulm në zemër më 1 maj dhe më pas bëri një ndërhyrje urgjente në zemër.


Mediat portugeze pretendojnë se Casillas do ta zyrtarizojë fundin e karrierës ditën e enjte ku thuhet se portieri do ta marrte një rol në bordin e drejtuesve të Portos.

Por, 38-vjeçari reagoi sërish duke lënë të kuptohet se këto janë vetëm shpifje të mediave sepse atij nuk i është treguar ende nga ekspertët mjekësorë nëse mund të rikuperohet mjaftueshëm sa për t’iu kthyer sërish në fushën e blertë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E njëjta gjë si reagimi në twitter para një muaji, përveç pjesës për testin mjekësor, të cilin e kam nesër, mjekët nuk më kanë dhënë ende verdiktin e tyre. Përqafime për të gjithë”, shkroi Casillas në rrjetet sociale, duke iu referuar një postimi të mëparshëm të tij, ku e kishte mohuar se do t’i jepte fund karrierës.

ME TE LEXUARAT