Papa e zbulon një sekret personal

Bota

Papa Françesku nxori më në fund një sekret nga jeta e tij private duke thënë se nuk i pëlqenin udhëtimet, edhe pse ai e ka vizituar globin më shpesh në një fraksion kohe se sa çdo paraardhës i tij.

“Po ju them një sekret: nuk më pëlqen të udhëtoj, është e vërtetë’’, tha papa në një audiencë në Vatikan, në prezencën e 400 nxënësve

Papa tha me shaka se udhëtimet e tij për të ishin ”një dënim” duke e krahasuar atë me mënyrën se si një fëmijë që refuzon ushqimin e tij mund detyrohet të hajë dy racione.

“Është e vërtetë që kur udhëtohet takohen njerëz, njerëz të mirë dhe mësohet shumë nga ta, por nuk më pëlqen të udhëtoj, është në natyrën time”, këmbënguli ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga zgjedhja e tij, në mars 2013, papa Françesku ka bërë 30 udhëtime jashtë vendit, mesatarisht pesë në vit, ndërsa paraardhësit e tij, Benedikti XVI dhe Gjon Pali II, kishin mesatarisht përkatësisht 3 dhe 3,85 udhëtime jashtë vendit në vit.

Kohët e fundit, ai vizitoi Rumaninë.

Një vend që ende papa nuk e ka vizituar është Argjentina, vendlindja e tij, ku ka zëra se ka pakënaqësi nga bashkatdhetarët për vizitën e munguar.

ME TE LEXUARAT