Kapet në Rinas azerbajxhanasi me 32 mijë dollarë të padeklaruara

Aktualitet

Një shtetas nga Azerbajxhani u arrestua në Rinas, pasi tentoi të kalojë një sasi parash të padeklaruara.

Specialistë të Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave e ndaluan pasi ka tentuar të dale nga Republika e Shqipërisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit me 32 mijë dollarë të padeklaruara.

Pas ndalimit nga strukturat e Antitrafikut në Dogane, çështja i është përcjellë Policisë për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT