4 hapa për të patur një fytyrë të butë si bebe
Lajmifundit
/
15 Qershor 2019, 19:16
Soft
- Skrabi duhet bërë 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 2 herë në javë për lëkurat e thata, 1 herë në javë për lëkurat normale. Skrabi eliminon toksinat nga lëkura, qelizat e vdekura dhe papastertitë e sipërfaqshme, të cilat e bëjnë lëkurën të duket pa jetë, e vrazhdë dhe e plakur. Përvec kësaj, qelizat e vdekura bllokojnë poret duke mos e lënë atë të ajroset siç duhet, madje as të lahet siç duhet me sapun. Pra është një hap i domosdoshëm. Pasi është hequr shtresa me qeliza të vdekura, lëkura është më e gatshme të pastrohet dhe ushqehet në thellësi. Skrabe 100% natyrale me lajthie & bajame të grira, për cdo lloj lëkure gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore. Ai përmban bajame dhe lajthi të grira, sheqer të kuq, si edhe vaj të bajameve të ëmbla e lajthisë.
- Avulli i cili duhet bërë të paktën një herë në muaj, (avulli duhet bërë pas skrabit). Ky ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në pastrimin e pikave të zeza. Skrabi dhe avulli, ndihmojnë edhe në pakësimin e akneve apo puçrave. Shtoni vaj esencial të livandos dhe sherebelës që avulli të jetë më i efektshëm për pikat e zeza, ose vaj esencial rozmarine që avulli të jetë më çlodhës për lëkurat e stresuara.
Kujdes! Avulli nuk duhet të zgjasi më shumë se 10 minuta. - Maskë pastruese / ushqyese pas avullit.
Maskë për pastrim të thellë të pikave te zeza, zbehje të njollave kafe dhe qukave, si edhe në ushqyerjen dhe hidratimin e lëkurës. - Pas skrabit, avullit, maskës, rituali përfundohet me masazh fytyre. Për masazh duhet patjetër vaj Bajamesh të ëmbla, Lajthie ose Kokosi të cilat ndihmojnë në mbylljen e poreve, dhe në raste më problematike Kokosi vazhdon pastrimin e pikave të zeza duke i nxjerrë ato më në sipërfaqe, keshtu do ta keni më të lehtë pastrimin e tyre me një tampon pambuku.
Këshilla të tjera të specialistëve jane këto:
- Në momentin qe zgjidhni produktet per fytyren tuaj te shtrenjte, lexoni mire permbajtjen e tyre ne etikete. Nese etiketa permban dhjetera emra kimkatesh qe as nuk i njihni, beni mire te mos e blini.
- Ne momentin qe vendosni te blini, atehere duhet qe te gjitha produktet te jene te pakten te nje linje. Nuk eshte mire qe kremi i dites te jete linje tjeter, kremi i nates nga nje linje tjeter, pastruesi i makiazhit tjeter linje, e keshtu me radhe.
- Mos beni skrabe, avull e pastrime me teper se c’duhet sepse e demtojne lekuren.
- Permbajtjet agresive shmangini plotesisht.
- Masazhoni fytyren cdo nate para se te flini, kjo do te ndihmoje jo vetem per nje gjume te qete, por edhe per te mbajtur fytyren ne forme.
- Mos e prekni lekuren gjate dites me duar te papastra, duart mbajne shume mikrobe te cilat e ‘semurin’ lekuren e fytyres.