Akuzohet për mashtrim, Ornella Muti rrezikon...

Showbiz

Aktorja italiane, Ornella Muti, përballet me një dënim me burg, në rast se nuk e paguan dëmshpërblimin për anulimin e performancave të saja teatrore për teatrin ku ajo punonte.

E gjitha ka ndodhur në vitin 2010 kur aktorja nuk është shfaqur në teatër me pretendimin se ishte e sëmurë. Ajo ka marrë edhe një raport mjekësor në mënyrë ilegale, që vërtetonte pamundësitë e saj fizike.

E në fakt mashtrimi i saj kishte si arsye një mbrëmje gala në praninë e presidentit rus, Vladimir Putin dhe kolegut amerikan, Kevin Costner në të cilën ajo mori pjesë.

Pasi fotot nga mbrëmja qarkulluan në rrjet, gjykata paralajmëroi aktoren se do të dënohej me burg në rast se nuk do të paguajë dëmshpërblimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata Themelore në Itali e ka dënuar me gjashtë muaj lirim me kusht, 500 euro gjobë me para dhe 30.000 euro dëmshpërblim për teatrin “Verdi”, në Pordenone, ku dhe aktorja duhet të luante.

Në vitin 2015, është paraqitur në gjykatë ku ka deklaruar se nuk ka mjete financjare për dëmshpërblimin.

ME TE LEXUARAT