E FUNDIT/ U ndaluan nga 'Krasta', Prokuroria merr vendimin për Mustën dhe Boriçin

Aktualitet

Lidhur me ndalimet e kryera në operacioni ‘Krasta’ Prokuroria ka kërkuar ditën e sotme masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për gazetaren Suela Musta dhe Adem Boriçin.

Ka qënë prokurori Suka ai i cili ka kërkuar që Musta dhe Boriçi të marrin masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërkohë që për pjesën tjetër të të arrestuarve në këtë operacion është kërkuar arrest me burg.

Ndërkaq trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me anëtarëty e AMA-së.

Ndërkohë kujtojmë që të arrestuar nga operacioni Krasta janë:  Florenc Çapia; Marjus Lulaj; Endri Çopja; Ervis Stefan Bardhi; Etien Astrit Cani; Bledar Karaj; Adem Boriçi; Artan Drazhi;  Suela Musta; Izmir Hajdari; Andrea Nathanaili; Ervin Tahiri dhe Hekuran Gjeli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa në kërkim është shpallur Shkëlqim Sula.

ME TE LEXUARAT