Protestat kundër Ramës, lirohet ish-deputeti, gjykata lë në qeli ish-krerët e PD

Aktualitet

Përfundon seanca gjyqësore e të arrestuarve pas protestës së organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit kundër kryeministrit Rama, teksa ky i fundit do të zhvillonte edhe një takim elektoral në këtë qytet.

Gjykata është mbledhur për të dhënë masën e sigurisë ndaj ish-deputetit të PD Aurel Bylykbashi, kryetarit të PD Librazhd Bujar Vreto, kryetari i PD Prrenjas Arjan Karriqi dhe 4 persona të tjerë në strukturat e PD.

Te pranishëm ishin edhe ish-deputetët Edmond Spaho, Luciano Boci, Endri Hasa.

Kujtojmë se ata u arrestuan të enjten me akuzat pjesëmarrje dhe organizim tubimesh të paligjshme, pengim i qarkullimit, pengim i subjekteve zgjedhore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata goditën me mjete të forta dhe lëndë plasëse piroteknike eskortën e kryeministrit teksa mbërrinte në një takim elektoral në Librazhd.

Në fund Gjykata e Elbasanit la në “arrest me burg” kryetarin e PD Librazhd Bujar Vreto dhe kryetarin e PD Prrenjas Arjan Karriqi si dhe 2 mbështetës të tjerë të PD.

Ndërsa dha masën “detyrim paraqitje” për Aurel Bylykbashin dhe dy sekretarët e sipër përmendur.

ME TE LEXUARAT