U shua një familje, lëviznin me 110 km në orë

Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar në orën 02:10 minuta të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë me pasojë vdekjen e 4 pjestarëve të familjes Biba.

Viktimat mësohet të jenë dy vajzat Florida Bibaj Gjuliana Bibaj babai Bardhok Bibaj dhe nëna Valentina Bibaj. Ndërsa drejtuesi i mjetit A. Alia, dhëndri i familjes ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor.

Mjeti tip "BMW" me drejtues shtetasin A. Alia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës, në afërsi të TEG-ut.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qenë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, së bashku me dhëndërrin e familjes, para se të ndodhte aksidenti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Mësohet se mjeti ka qenë me shpejtësi mbi 110 km/h

ME TE LEXUARAT