Djali i Rivaldos i ofrohet skuadrës shqiptare

Sport

Klubi shqiptar nga Struga, Trim-Lum, i cili këtë vit luan në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ka marrë një e-mail nga menaxheri i Rivaldinjos, djalit të Rivaldos.

I biri i ish-kampionit të Botës në vitin 2002 i është vetë ofruar klubit shqiptar që të jetë pjesë e tij.

Djaloshi 24-vjeçar luan si qendërsulmues dhe këtë sezon ishte pjesë e Vitorul në Rumani, por nuk arriti ti bindë drejtuesit e skuadrës rumune.

ME TE LEXUARAT