Qepët e reja eliminojnë probleme të ndryshme shëndetësore

Soft

Tashmë ka filluar sezoni i qepëve të reja dhe ekspertët sugjerojnë që ta shfrytëzoni këtë mundësi, pasi dobitë janë të shumta. Qepët e reja janë të pasura me vitamina dhe me minerale, si dhe janë shumë ushqyese. Kjo perime e pranverës ndikon pozitivisht në organizëm dhe në trup në përgjithësi.

Duke marrë parasysh faktin se qepët e reja janë përplot vitaminë C dhe K, konsumimi i tyre forcon dhe mbron eshtrat, ndërsa ndihmon edhe te sëmundjet e ndryshme. Falë veprime antiinflamatore, ato ndihmojnë në luftën kundër kërpudhave, stresit dhe lodhjes. Përveç kësaj, janë të shkëlqyeshme edhe për uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe ndihmojnë që të tejkaloni problemet me ftohjen. Por nuk janë vetëm këto të mirat e konsumimit të qepëve të reja.


Shëron inflamacionin e fytit

Preni pjesën e gjelbër të kësaj bime në copëza të vogla, shtoni xhenxhefil të imtësuar si dhe pakëz kripë. Të gjitha këto së bashku vendosni në një leckë dhe i ngrohni. Mbështilleni edhe një leckë ose peshqir tjetër, vendoseni në fyt dhe shumë shpejt do ta shihni se fyti juaj do të çlirohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zvogëlon ënjtjen në këmbë

Pjesën e gjelbër të qepës së re ziejeni për disa minuta. Copëtojeni mirë në mikser dhe nëse është e nevojshme i shtoni pakëz ujë derisa të fitoni një pastë me të cilën ju do të lyeni këmbët e ënjtura. Kjo do të bëjë që tensioni të largohet shumë shpejt.

Çliron hundët e mbyllura

Shtypeni një pjesë të gjelbër të qepës së re dhe me lëngun e fituar lageni një leckë. Pastaj vendoseni në hundë ose në pjesën e sinuseve dhe do ta shihni se si hundët çlirohen shumë shpejt.

ME TE LEXUARAT