Njihuni me ministrin e Ramës që vesh 3 ditë të njëjtën bluzë (FOTO)

Soft
Njihuni me ministrin e Ramës që vesh 3 ditë të
https://www.facebook.com/Lolita.ime/posts/2097245223910235

Bledi Çuçi është një nga ministrat ku në bazë të vëzhgimeve konstatohet qartë se është mjaft aktiv në fushatën elektorale në mbështetje të kandidaturave të majta për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Faqja “Lolita” ka kapur një detaj nga takimet e tij me qytetarët ku për tre ditë me radhë ka veshur të njëjtën bluzë dhe të njëjtat pantallona në të gjitha takimet, të cilat I ka bërë publike edhe në rrjetet sociale.

“Nuk e di a është kaq pocaqi sa të mbajë një bluze 3 ditë veshur në gjithë këtë vapë, apo ka bërë 100 foto për t’i shpërndarë gjithë muajin, ndërkohë që ka shkuar me pushime…siç bën Erion Veliaj!”, shkruan faqja “Lolita”.

ME TE LEXUARAT