Benitez i hap rrugën Mourinhos për stolin e klubit anglez

Sport

Rafael Benitez zyrtarizoi ditën e sotme largimin nga drejtimi i Newcastle, duke i dhënë fund aventurës njëvjeçare.

Teknikut i përfundonte kontrata në fund të qershorit dhe vendosi të mos rinovonte, ndërsa ka marrë edhe një ofertë nga Kina.

Sakaq, tashmë klubi i “qymyrxhinjve” duhet të nisë nga puna për të zëvendësuar spanjollin.

Së fundmi, është përfolur se në stolin e Newcastle mund të ulet Jose Mourinho.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portugezi është pa punë prej kohës kur u shkarkua nga Manchester United, teksa është shprehur shpeshherë se do të pranojë projektin që e intrigon më shumë.

Në fakt duket si një fantazi, megjithatë në aspektin financiar, Newcastle është i gatshëm të kënaqë kërkesat e luzitanit.

Ndërkohë, mediat italiane shprehen se në stafin e Mourinhos mund të ketë vend për një person me të cilin ish-trajneri i Manchesterit ruan marrëdhënie miqësore.

Bëhet fjalë për Marco Materazin, lojtarin që e ka pasur nën urdhrat e tij në kohën e Interit, ku arritën edhe suksesin historik të tripletës.

ME TE LEXUARAT