Daçiç: Serbia nuk e njeh dot Kosovën në gjithë territorin e saj

Kosovë&Rajon

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë në Beograd sot se nuk është realiste që vetëm Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshira në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, një deklaratë të tillë e ka thënë gjatë një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm norvegjez, Inom Eriksen Soreide.

“Tani për tani nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në format dhe nuk parashikohet përfshirje e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen, e jo dikush tjetër, kjo nuk do të ishte reale”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Ai tha se është thelbësore për Beogradin të arrijë një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, por që nuk mund të nënkuptojë që Serbia ta njohë Kosovën në të gjithë territorin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Serbia nuk është pengesë për vazhdimin e dialogut, thjesht duam të heqim pengesat ekzistuese në mënyrë që të vazhdojmë”, ka thënë Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe vlerësoi se shtyrja e takimit të udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës në Paris ka qenë humbje e një mundësie për të zhbllokuar dialogun.

ME TE LEXUARAT