Bashkia Selenicë: S’do lejohet hyrja e materialeve zgjedhore në KZAZ

Aktualitet

Bashkia e Selenicës ka vendosur revokimin e listave të zgjedhësve të publikuara dhe afishuara në Qendrat e Votimit. Gjithashtu vendosi të mos lejojë hyrjen e materialeve të procesit zgjedhor në ambientet e Bashkisë.

Vendimi është marrë në zbatim të dekretit të Metës për shfuqizmin e datës së zgjedhjeve. Më 18 maj Bashkia e Selenicës i kërkoi KQZ me anë të një letre lirimin e ambienteve në pronësi të bashkisë që janë të zëna me materialet e procesit zgjedhor.

Kryetari Përparim Shametaj tha në letër se do vërë në zbatim dekretin e presidentit Ilir Meta dhe theksoi se nëse Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Selenicë nuk lirojnë ambientet do ndërhyjë bashkia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT