Makinat e ushtrisë shpërndajnë fletët e votimit nëpër KZAZ

Aktualitet

Ka nisur shpërndarja e fletëve dhe kutive të votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit nga KQZ-ja për në KZAZ-të e ngritura në të gjithë vendin.

Deri më tani fletët e votimit janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Fierit, Krujës, Korçës dhe Elbasanit.

Procesi transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shpërndarë nga KQZ në çdo KZAZ do të kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ka vënë në dispozicion kamionët e transportit që përdoren nga Forcat e Armatosura.

Ndërsa në qendrat e KZAZ-ve problematike, në bashkitë e drejtuara nga opozita të cilat kanë zbatuar dekretin e kreut të shtetit Ilir Meta, pritet që fletët e votimit të shpërndahen vetëm një ditë para zgjedhjeve (29 qershor), nën shoqërinë e masave të rrepta policore. Nga ana tjetër KQZ ka njoftuar se nuk do të bëjë ndryshime të qendrave të votimit në bashkitë e djathta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa të shtunën do të ketë një prezencë të shtuar të policisë për mbarëvajtjen e procesit të shpërndarjes së fundit të fletëve të votimet në bashkitë e drejtuara nga opozita.

ME TE LEXUARAT