Deklaratat në emision, ndiqet penalisht kryetari i Bashkisë Lezhë

Aktualitet

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj do të procedohet në gjendje të lirë, për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore".

Gjatë një emisioni televiziv ai deklaruar se do të bëjë çmos që dekreti i presidentit të zbatohet. Nën hetim dhe dy persona të tjerë për vepra penale kundër zgjedhjeve.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:
– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

ME TE LEXUARAT