Voltana Ademi: Lajm i mirë për Shqipërinë, Këshilli i Evropës anulon misionin e vëzhguesve

Politikë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, nuk e ka përmbajtur entuziazmin e saj për lajmin e dhënë së fundi, anulimin e misionit të vëzhguesve për 30 qershorin nga Këshilli i Evropës. Ademi e konsideron këtë "lajm të mirë".

"Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, - shkruan kryebashkiakja e Shkodrës, - informon se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka marrë vendim të mos dërgojë një Delegacion për Vëzhgimin Zgjedhor të Kongresit në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara.


“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anullimi i beftë dhe ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj për të ndërvepruar me Kongresin”- shprehet Këshilli i Europës,' citon në përfundim Ademi.

ME TE LEXUARAT