Ekspedita shqiptaro-amerikane gjen thesare në Karaburun

Soft

Një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan, kanë bërë të mundur zbulimin e amforave në thellësitë e ujërave të Karaburunit.

Ndërkaq, sipas njoftimit thuhet se janë gjetur amfora të paktën 2500 vjeçare në brigjet e Shqipërisë. Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha se ka gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon, pranë Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakoëski u shpreh se beson që amforat janë korinthiane dhe datojnë diku mes shekullit të 7-të dhe të 5-të para erës së re.

Zbulimi i këtyre amforave mund të çojë në gjetjen e mbetjeve të anijes që mendohet të jetë mbytur në këtë vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që nga viti 2004, RPM ka bërë hartën në det të hapur të bregdetit në Shqipëri për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore.

‘Kjo sigurisht do të ishte një pikënisje e mrekullueshme për një program kombëtar rreth të cilit do të krijonte një muze dhe do të tregonte rolin kryesor të Shqipërisë në antikitet’, tha kryetari i këtij fondacioni James Goold.

Nëse gjenden mbetjet të kësaj natyre, ajo do ta vendosë këtë zbulim si anija më e hershme që ka lundruar përgjatë bregdetit shqiptar’, tha arkeologu Polakoëski.

James Goold, e konsideroi vendin si një nga më të rëndësishmit të të gjithë zbulimeve me një perspektivë historike dhe arkeologjike.

Ai gjithashtu tha se se do jetë e nevojshme kërkimi i mëtejshëm i zonës./abcnews

ME TE LEXUARAT