U thinj plotësisht në moshën 21 vjeçare, sot 43 nuk i lyen më

Soft

Një grua, flokët e së cilës u kthyen në argjend kur ajo ishte 21 vjeçe, bëri të pa mundurën për të hequr përfundimisht ngjyrën gri nga flokët e saj por familja dhe fëmijët duke parë se sa shumë vuante bënë të pamundurën që ajo të përshtatej me këtë ngjyrë dhe të ndihej mirë me të. Ajo filloi të thotë madje se me këtë ngjyrë kishte filluar papritur të ndihej edhe më seksi se më parë kur ishte në moshën e hershme të adoleshencës.

Sara Eisenman, sot 43 vjeçe, nga Sedona, Arizona, u ndje tmerrësisht keq kur papritur vuri re se flokët e saj si të kishte ndodhur ndonjë magji ishin kthyer në ngjyrë gri kur ishte vetëm 21 vjeçe.

Tani kjo nënë e dy vajzave ka kuptuar se ngjyra e saj e flokëve nuk është aq e rëndësishme sa shumë gjëra të tjera në jetë dhe ndaj as që nuk po mendon më nëse duhet t’i lyejë ato apo jo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në moshën 37 vjeçare pas 15 viteve të ngjyrosjes së flokëve të saj në shtëpi, ajo hodhi bojën dhe filloi të shihte flokët e saj të argjendtë si një "kurorë" dhe zbuloi se ndihej tërësisht e çliruar dhe rilindur.

Bashkëshorti i Sara, Hanan, 45 e mbështeti plotësisht vendimin e saj për të përqafuar bukurinë e saj natyrore dhe miqtë e saj i thoshin se ngjan si një magjistare e bukur.

Më në fund ajo zbuloi se reflekset që merrnin flokët e saj natyralë nuk arriheshin kurrë me bojë. Ndaj edhe sot jeton më së miri në harmoni me pamjen e saj të re.

ME TE LEXUARAT