Laçi dhe Kukësi skualifikohen nga Europa League

Aktualitet

Dy skuadrat shqiptare, Laçi dhe Kukësi u skualifikuan mbrëmjen e sotme, duke ngecur qe ne raundin e parë të eliminatoreve të Europa League.

Laçi humbi me rezultatin 1-0 në transfertën me Hapoel Beer Shevën. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi në barazim 1-1.

Nga ana tjetër Kukësi priti Debrecenin në “Elbasan Arena”. Megjithëse me praninë e pak tifozëve, të besuarit e Gjokës e nisën më së miri duke shënuar në minutën e 17’. Pjesa e parë do të ofronte shumë raste për Kukësin por që nuk mundën të finalizoheshin. Në pjesën e dytë skuadra hungareze arriti të shënonte pas një gafe të Frashrit. Me rezultatin e ndeshjes së parë 3-0 në favor të Debrecenit, barazimi 1-1 do të thotë skualifikim edhe për Kukësin.

Tashmë Partizani është skuadra e vetme shqiptare që shpreson ende për një kualifikim në Europa League.

ME TE LEXUARAT