Përleshje e ashpër mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun grek

Aktualitet

Të burgosurit shqiptarë dhe ata pakistaneze janë përfshirë në një konflikt në burgun e Chania në Kretë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave greke të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit, ndërsa njëri prej tyre ishte në gjendje më të rëndë, pasi kishte plagë në gjoks dhe këmbë. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë greke konflikti ka ndodhur në kohën kur do të dënuarit do të hanin ushqim.

Policia po heton per shkaqet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT