Meta për Kosovën: Nëntë vite më parë Serbia mori përgjigjen e merituar

Aktualitet

Kreu i Shteti Ilir Meta është rikthyer pas në kohë duke kujtuar periudhën e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kohë kur ai ishte ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha, dhe që sipas tij i një qeverie qe bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Këtë reagim Meta e ka bërë në kuadër të 9-të vjetorit që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohur Pavarësinë e Kosovës duke i dhënë sipas Presidentit, i dha fundin e merituar pretendimit të paligjshëm të Serbisë. “Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës??, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës?? në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës??, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë. Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës??. Kosova?? si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tone”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT