Nesër Asambleja Kombëtare e PS, zbardhet agjenda

Politikë

Ashtu sikundër është raportuar edhe më parë në media, ditën e nesërme në 23 korrik, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama pritet të mbajë Asamblenë Kombëtare.

Pas hapjes së Asamblesë me fjalën e kryeministrit pritet të mbahe të mbahet një analizë e zgjeruar e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e Projekt-Vendimit për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti.

Në paktën e katërt do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti.

Dhe në pikën e pesë do bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive.

Asambleja do zhvillohet pasditen e së martën në orën 16:00.

ME TE LEXUARAT