Opozita letër Kolegjit Zgjedhor/ Pezulloni dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë

Aktualitet

Opozita i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor, duke kërkuar pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet.

Letra e opozitës nga numri 2 i PD, Gazment Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.

Letra për pezullimin e shpërndarjes se mandateve nga Kolegji, informohet ODIHR, ONM, BE, ambasadat kryesore në Tiranë.

Letra e opozitës: Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 Qershorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave monopartiake Bashkiake.

Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se ‘çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër.’

Ligji detyron Kolegjin të nos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit.

Standardet e shqyrtimit gjyqësor te nosmarrëveshjeve në rrezik nga presioni i vetingut mbi disa anëtarë të Kolegjit Zgjedhir.

Vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor, të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë.

Regjistrimi i paligjshëm i Bindjes dhe mohimi i opozitës për komisionerët, u konstatuan të paligjshme nga ODIHR.

Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve.

Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen. Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti.

Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën.

Koha t’i shërbeni interesit publik përpara interesit tuaj privat, i cili po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate’, thuhet ndër të tjetra në letrën e opozitës.

ME TE LEXUARAT