"Me avash se Breshka", Tahiri: Gjyqi im po zvarritet. Dua drejtësi

Politikë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas shtyrjes se gjyqit per ne shtator permes një foto të një breshke ku shton "se gjyqi i tij po zvarritet".

Sipas Tahirit, ka 2 vjet që zgjatet një proces kundër tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai thotë se kur kjo ndodh me të, vetëm mund të imagjinohet se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë.

Postimi i Saimir Tahirit:

Me avash se Breshka…

U shty perseri, kesaj radhe se eshte gushti perpara, e gushti eshte pushim ???

Nje mal me politikane i jane shmangur drejtesise me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e perfundoi me burra me botox e flokelyer.

Ndersa une kerkoj te mos shtyhet! Vetem kaq! Drejtesi!

Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundesi te flas para mediave, vaj halli c’ndodh me njerezit qe ulerasin per drejtesi e nuk degjohen.

P.S. Me gjithe respektin per breshken…

ME TE LEXUARAT