U shkarkua nga vettingu, KLP cakton kreun e ri të përkohshëm

Aktualitet

Në mbledhjen e sotme të Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar drejtues të Përkohshëm të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani. Më herët ky post është mbajtur nga Fehmi Petku, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK pasi kishte probleme me deklarimin e pasurisë.

Isa Jata u miratua në pozicionin e prokurorit të përkohshëm pranë Prokurorisë të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.  Ndërkaq, Julian Cafka mori pozicionin e drejtuesit të përkohshëm të Prokurorisë së Gjirokastrës.

Kurse, prokurori Altin Dumani u vendos përkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, u miratua me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i KLP:

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Isa Jata  ne pozocionin e prokurorit ne Prokurorine e Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda.

Miratohet me 10 vota pro  projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Julian Cafka ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurorit Altin Dumani ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurores Rozeta Qirjaqi  ne pozicionin e Drejtuesit ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.

Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi per caktim te perkoheshem te prokurores Irena Çunoti, prokurore ne Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Korçe, ne pozicionin e prokurores ne Prokurorine prane Gjykates se Apelit Korçe.

ME TE LEXUARAT