Mundësia e artë, çdo makinë shndërrohet në elektrike me pak lekë

Teknologji

Do të duhen vetëm 5000 euro për të transformuar makinën tuaj 10 vjeçare me naftë në një makinë moderne elektrike, duke u përshtatur kështu realisht më thjeshtë edhe me rregullat dhe standardet e qarkullimit dhe makinave në Evropë.

Francezi, Transition-One ka zhvilluar një teknologji që shton një motor elektrik, bateri dhe një pult të lidhur në modelet më të vjetra të Fiat Chrysler Automobiles NV, Volkswagen AG, Renault SA dhe PSA Group për rreth 8.500 euro, ose 5,000 euro pas subvencioneve qeveritare në Francë, shkruan Shqip.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam duke e shitur këtë makinë tek njerëzit që nuk mund të përballojnë blerjen e një makine elektrike të re prej 20,000 euro”, tha themeluesi Aymeric Libeau në një intervistë gjatë ekspozimit të prototipit të tij të parë, një Renault Twingo i 2009 me një gamë elektrike drejtimi prej 180 kilometrash (112 milje ). “Ne po i shndërrojmë makinat elektrike në modelet më të shitura në Evropë".

Libeau pret miratimin e rregullatorit francez dhe evropian deri në fund të vitit dhe do të fillojë porositë e para në shtator për të testuar kërkesën. Ndërsa shitjet janë në rritje, veturat hibride dhe me bateri, përbënin më pak se 3% të shitjeve totale të vitit të kaluar pasi çmimet e automjeteve mbeten relativisht të larta krahasuar me modelet konvencionale.

ME TE LEXUARAT