Ibrahimi i jep lamtumirën Partizanit: Po iki me kokën lart!

Sport

Pas 6 vitesh, Labinot Ibrahimi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit.

Mbrojtësi veteran do të vijojë karrierën te Prishtina, ndërsa në një ragim në rrjetet sociale ai ka falënderuar presidentin Demi, drejtorin Olsi Rama, si dhe të gjithë trajnerët dhe shokët e skuadrës, duke theksuar se po ikën me kokën lartë nga klubi me të cilin u dashurua që ditën e parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë i Labinot Ibrahimit:

“Të dashur miq dhe dashamirës të mi dhe të skuadrës së Partizanit

Nga sot nuk do jem pjesë e Partizanit

E falënderoj president Gaz Demin për mbështetjen që më ka dhënë këto 6 vite, falënderoj drejtorin Olsi Rama, falënderoj trajnerët me të cilët punova, shokët e skuadrës, gratë të cilat na bënin bukën e na lanin rrobat, punëtoret dhe çdo njeri që e rrethon këtë klub

Falënderim tjetër kam edhe për UG e madh, ju falënderoj nga zemra për këto 6 vite, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time dhe keni qenë mbështetja ime gjithmonë

Unë po largohem nga klubi në të cilin u dashurova që në ditën e parë që erdha, po largohem me kokën lart pasi ia arrita qëllimit që kisha

TITULLIN KAMPION

Shpresoj të shihemi përsëri

Me respekt, Labi juaj

ME TE LEXUARAT