Erion Isai thur fjalët më të ëmbla për të bijën Ajër

Showbiz

Pas emërimit si kryebashkiak i Kolonjës, aktori i njohur Erion Isai u zhvendos në vendlindje së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre, Ajër.

Erioni është tepër aktiv me ndjekësit në profilin e tij në Instagram, duke treguar çdo zhvillim si nga puna, ashtu edhe nga jeta e tij personale.

Së fundmi, aktori i ka uruar ditëlindjen të voglës së tij, e cila mbush 3-vjeç. Krahas një videoje të së bijës e cila dëgjohet t’i thotë të atit “Se unë të kam jetë”, Erioni ka shkruar fjalët më të ëmbla që i kanë buruar nga zemra për vajzën e tij.

“Ajër ndryshoi gjithçka, forcoi shumë cka. I dha kuptim anës më të thellë shpirtërore. Është kodi midis meje dhe Zotit… ndjesia e bekimit! Është përbetimi i dashurisë. Është bërthama e kristaltë e familjes. Gëzuar datëlindjen Ajër!”-janë fjalët e tij krahas videos.

ME TE LEXUARAT