Korriku 2019, muaji më i nxehtë në historinë e njerëzimit

Aktualitet

Kjo verë shënoi temperatura rekord në të gjithë botën, ku në shumë vende pati edhe viktima.

Fillimisht nga valët e të nxehtit afrikan u prek Europa, kryesisht Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Çekia dhe Austria, që përjetuan vlera ekstreme temperaturash. Krahas kontinentit evropian, në SHBA dhe Kanada u arritën po ashtu vlera të larta, si rrallëherë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjencia Atmosferike Amerikane (NOA) ka njoftuar se muaji korrik 2019 ka qenë më i nxehtë në botë i rregjistruar ndonjëherë.

“Pjesa më e madhe e planetit ka njohur një nxehtësi të paprecedentë në korrik, me temperaturat që arritën nivele rekord gjatë muajit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Për shkak të nxehtësisë rekord është reduktuar edhe akulli në detet e Arktikut dhe të Antarktidës në nivelet më të ulëta historike”, theksoi NOA.

ME TE LEXUARAT