ITALI - Tragjedi në det, ndërron jetë shqiptarja 26-vjeçare, shpëton e bija

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Metaponto të Italisë.

Një nënë shqiptare ka humbur jetën teksa lahej në det me vajzën e saj 6-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E mitura është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 26-vjeçarja nuk mundi dot të shpëtonte.

Sipas mediave italiane, ndonëse rojet e plazhit u përpoqën t’i shkonin menjëherë në ndihmë, ndërhyrja rezultoi pa sukses.

Vajza u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që po kryhet autopsia e trupit të së ndjerës për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.

ME TE LEXUARAT