Papritur ndaloi makinën, taksisti përdhunon 24-vjecaren

Bota

Një 24-vjecare është përdhunuar nga një taksit në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.

Media gjermane "rlt" shkruan se e reja ka marrë taksinë sapo ka dalë nga puna për t'u kthyer në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, pasi ka bërë disa kilometra, shoferi i taksisë ka ndaluar papritur dhe e ka përdhunuar 24-vjecaren.

E reja ka mundur t'i dalë nga duart taksistit dhe më pas është ndihmuar nga banorët e një banese pranë vendit të ngjarjes, teksa taksisti është larguar me shpejtësi.

Policia bën me dije se autori është rreth 20-vjec, me flokë kafe të shkurtër e me mjekër. Ai ka veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse blu.

Policia u bën apel qytetarëve që nëse e shohin të riun të njoftojnë menjëherë në numrin (08821) 9170./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT