Reagon PD: Pjerin Ndreu do të ikë me pranga në duar nga Bashkia e Lezhës

Aktualitet

Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, i është kundërpërgjigjur sot, Pjerin Ndreut, kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Lezhë se ai do të dalë me pranga para drejtësisë, ashtu si çdo mbështetës tjetër i kryeministrit i kapur në përgjime, me prova dhe fakte, për vjedhjen e votave. Reagimi erdhi pas një mesazhi të Ndreut në Fb për kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

ImageIvi Kaso i ka sjellë në kujtesë Ndreut edhe përgjimet ku Pjetri dëgjohet duke i bërë presion drejtorit të një shkolle që të detyrojë njerëzit të votojnë për PS-në dhe ka theksuar në vijim: “Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lulzim Basha patjetër që do të vijë në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!

Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!” ka përfunduar me ironi Kaso.

ME TE LEXUARAT